Rita Ora dhuroi një spektakël të paharrueshëm në sheshin e Prishtinës vetëm dy muaj më parë.

Por, “shota” e muzikës botërore, me sa duket nuk ngopet nga publiku shqiptar!

“Jo vetëm modë” ka zbuluar ekskluzivisht surprizën që ylli me origjinë shqiptare po planifikon prej pak kohësh.

Rita Ora ka pranuar të rikthehet pas 6 vitesh në një koncert madhështor në Tiranë, në datën 3 Qershor.

Po të kemi parasysh se ylli i skenave ndërkombëtare është ftuar të këndojë në një event të organizuar nga Bashkia, mendohet se koncerti do të jetë i hapur, pra pa pagesë.