Filmi me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, “Në kuadër të dashurisë”, do shfaqet premierë në 10 tetor.

Lajmi është zbuluar së fundmi nga “Top Channel Films”.

Dy proragonistët vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje. Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerëzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri. Sepse kur dashuria është akoma aty, asgjë nuk është e pamundur.

Filmi “Komedi/Romancë” ka edhe pjesëmarrjen e emrave si: Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro.