Përsëritja e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës, do të bëhet në datën 23 Korrik.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ, për shkak se ligji e parashikonte që zgjedhjet duhet të mbaheshin në harkun kohor të 4 javëve, nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor.

Në zgjedhjet lokale të 14 majit, në bashkinë Rrogozhinë triumfoi socialisti Edison Memolla me 21 vota diferencë nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.

Zgjedhje pritet të mbahen edhe në Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit, pasi iu publikua video erotike, e filmuar në ambientet e zyrës së tij.