Një nga serialet më të ndjekura, "Game of Thrones", ka zbulular datën e episodit të parë të sezonit të 8 dhe të fundit.
"HBO" ka lajmëruar se sezoni i fundit i një nga serialeve më të shikuar do të dalë më 14 prill.
Në videon e publikuar, shihen personazhet kryesorë në Winterfell, teksa po presin të përballen me armiqtë e tyre më të rrezikshëm.
Reagimet e fansave pas këtij lajmi kanë qenë të shumta, të cilët mezi e presin rifillimin e serialit të suksesshëm.





