“Big Brother VIP” do të nisë transmetimin më 5 tetor!

Ditën e djeshme, profili zyrtar i BBV në Instagram hodhi poshtë thashethemet se data 1 tetor është dita kur do të nisë spektakli i madh.

E marta e parë e muajit tetor do të jetë mbrëmja e parë dedikuar spektaklit, por pritet, siç është konfirmuar edhe nga produksioni, që të ketë edhe një natë të dytë brenda javës.

Me herët, edhe moderatorja e BBV, Arbana Osmani, lajmëroi miqtë e saj në rrjet se sapo kishte marrë zarfin me datën e nisjes së spektaklit.