Një depo që merrej me modifikimin e armëve është zbuluar një natë më parë në zonën e Yzberishtit.

Mësohet se janë sekuestruar disa armë zjarri të modifikuara dhe në proces modifikimi, teksa ka dhe një të arrestuar.

Gjithashtu, policia ka zbuluar edhe disa municione në depo. Policia i ka dërguar armët për ekspertizë, për t’i krahasuar me ato të gjetura në disa ngjarje kriminale.