Argjentinë, 17 maj 2014– Fosilet të një dinosauri që besohet se është krijesa më e madhe që ka ecur ndonjëherë në tokë janë zbuluar në Argjentinë.
Siaps paleontologëve, bazuar në kockat e mëdha të kafshës, besohet se bëhet fjalë për një dinosaur të lartë gati gati sa një pallat 7 katësh, raporton BBC.
Paleontologët theksojnë gjithashtu se dinosauri në fjalë duhet të ketë peshuar afërsisht 77 ton, sa 14 elefantë afrikanë së bashku dhe gati 7 ton më shumë se dinosauri Argentinosaurus, që mbante rekordin më parë.
Shkencëtarët besojnë se kjo është një specie e re e titanosaurve. Mbetjet u zbuluan fillimisht nga punonjësi i një ferme në qytetin perëndimor të Patagonit në Argjentinë. Përveç fosileve të dinosaurit, gjatë gërmimeve u gjetën edhe eshtrat e 7 persona.
Dyshohet se ky dinosaur ka jetuar 95 – 100 milionë vjet më parë. Ky dinosaur, meqënëse nuk ka një emër sepse është një specie e panjohur më parë, do të mbajë emrin e fshatit ku u gjet.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





