Turqi, 29 mars 2014 – Nga mesi i muajt dhjetor të vitit të kaluar, filluan të dalin fjalët e para për një lidhje të mundshme mes aktorit sharmant Kivanc Tatlitug dhe dizajneres së modës, Basar Dizer, e cila është dhe stiliste kryesore e serialit “Dashuri e ndaluar”.

Edhe pse deri tani çifti nuk është deklaruar, paparacët kishin arritur ti shihnin bashkë në Aeroportin e Stambollit, ku edhe Kivanc e kishte pranuar: “Po, jemi në lidhje. Basak është dashuria ime e parë, jemi të lumtur dhe kjo është lidhje serioze për ne”.

Por, para kësaj lidhjeje, Kivancin mediat e kanë lidhur edhe me shumë femra dhe njëra ndër to është bukuroshja Florens Eugen, si dhe fejesa 11-vjeçare me missin e Turqisë, Azra Akin, me të cilën janë ndarë vite më parë. Aktualisht, aktori i famshëm ka fituar zemrat e publikut, kryesisht femëror, me rolin e Behlulit te seriali “Dashuri e ndaluar”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/