TIRANE, 03 mars 2013 – Suplementi “Bluetooth” zbulon për herë të parë lidhjen e djalit të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Genar Topalli, maturant në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” mësohet se është në një lidhje dashurie me modelen Eva Murati prej më shumë se një viti. Lidhja konfirmohet jo vetëm nga miqtë e çiftit të ri, por edhe nga vetë ata në rrjetin social “Facebook”, ku shënohet ‘in a relationship’.
Provë e mirë për këtë lidhje janë edhe komentet që shkëmbejnë dy të dashuruarit në fotot e njëri-tjetrit. Duket se për këtë lidhje është në dijeni është kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pasi në galerinë e fotove, çifti ka edhe disa në rezidencën qeveritare në Durrës. Nga ana tjetër, Eva Murati, e njohur më së shumti si modele e një agjencie në Tiranë, ishte prezantuese e aktivitetit kundër dhunës që u mbajt më 14 shkurt nën kujdesin e kryeparlamentares në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Dy të rinjtë duket se shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe siç shihet qartë, së bashku bëjnë një kopje perfekte, që edhe pa lidhjet familjare do të tërhiqnin vëmendje. Ajo një modele shumë e bukur, ndërsa ai, një djalë i gjatë dhe i pashëm. Urojmë që lidhja e tyre të jetë sa më jetëgjatë, ashtu si ajo e motrës së Genarit, Megit, e cila pritet të kurorëzojë së shpejti lidhjen disavjeçare me këngëtarin Luiz Ejlli.