Kandidati për president i SHBA, Joe Biden ka zgjedhur senatoren Kamala Harris si kandidate për zëvendëspresidente në zgjedhjet e 2020-s.
Harris është gruaja e parë me ngjyrë në këtë rol. Origjina e saj është indiano-xhamaikane. Si kryeprokurore e Kalifornisë, ajo ka bërë thirrje për reformë të thellë në polici, pas protestave të dhunshme kundër racizmit në SHBA.