Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka çuar kryeministrit Edi Rama emrin e drejtorit të Policisë së Tiranës, Ardi Veliu për pozicionin e Drejtorit të përgjthshëm të Policisë së Shtetit.

Mësohet se Rama ka firmosur propozimin e Xhafajt.

Ardi Veliu pason në detyrën e kryepolicit Haki Çakon, i cili u lirua nga detyra tri javë më parë me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.