Duka dhe Dukesha e Sussex kanë prezantuar fëmijën e tyre të porsalindur përpara të gjithë botës.

Vogëlushi që lindi në 6 maj 2019, peshon rreth 3.2 kg. Krahas shfaqjes së tij për herë të parë para gjithë botës, mësohet edhe emri i tij.

Meghan dhe Harry kanë vendosur ta quajnë fëmijën e tyre Archie Harrison Mountbatten-Windsor. Ata do të prezantojnë fëmijën e tyre të parë para mbretëreshës pasditen e sotme.