Në mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim Departamenti amerikan i shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit.

Duke iu referuar burimeve diplomatike, Top Channel shkruan se besohet që zëvendësi ambasadores Kim mund të jetë David Kostelanick. Kostelanick është një njohës i mirë i çështjeve ruse.

Për momentin ai është drejtor në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ardhja e ambasadorit të ri konfirmohet nga një mesazh publikuar në Twitter prej Ministrisë së Punëve të Jashtme ku thuhet se “për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht.

Ndërkohë kjo ministri thekson që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente.

Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të jashtme dhe pasi të jetë dakordësuar emri propozuar nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti SHBA.