FSHF ka zyrtarizuar kontratën me firmën e veshjeve “Makron”, si dhe ka prezantuar e re e Kombëtares që do të jetë e vlefshme edhe për Europianin “Francë 2016”.

Ashtu siç ka bërë me dije gazeta “Panorama Sport”, sponsori i ri teknik që do të zëvendësojë “Adidas”-in do të jetë firma italiane e veshjeve “Makron”, marrëveshja me të cilën u zyrtarizua sot.

Kontrata pritet të jetë rreth 400 mijë euro, kryesisht në bazë materiale. Emri i fanelës është “Triumf”.Ajo do të ketë një shqiponjë të stilizuar ndryshe nga më parë në stemë dhe gjithashtu do të ketë të stampuar shqiponjë në pjesën e përparme dhe të pasme të saj, për ta bërë sa më të identifikueshme për nga motivet kombëtare.