Një “fermë hashashi” është zbuluar pasditen e sotme në Peqin.
Brenda një magazinë, që sipas policisë dyshohet se i përket kreut të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, u zbuluan nga Policia e Elbasanit të paktën 4 mijë rrënjë kanabis sativa që po kultivoheshin në mënyrë hidroponike.
Ndërtesa e kishte vendndodhjen e saj në një fshat pranë qytetit të Peqinit.
Nga hetimet paraprake besohet se objekti i përket drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, por ende nuk ka informacion zyrtar për këtë detaj dhe operacioni është në proces e sipër.
Ai është shpallur në kërkim për interes hetimor dhe njoftohet gjithashtu për pezullimin nga detyra deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.
Gjithashtu nuk ka informacione nëse zyrtari i burgut ishte në dijeni për aktivitetin e paligjshëm në objekt.
Policia pritet të dalë me deklaratë zyrtare për rastin dhe hetimet janë aktive.





