Ajo është cilësuar si një nga femrat më potente në rradhët e Partisë Demokratike.
Grida Duma është kandidatja për deputete e PD-së për qarkun e Tiranës.
Grida ka shpërndarë momente nga fushata dhe takimet e saj me qytetarët, por ajo që bie më shumë në sy është stili i saj i veçantë i veshjes. Si gjithmonë me shumë shije dhe gjatë kësaj fushate Grida ka zgjedhur një model veshje që nuk ndryshon shumë nga takimi në takim.
Veshje të gjata, të gjera dhe gjithmonë të lidhura me një ‘kollan’ (rrip që lidhet në pjesën sipër belit) duket qartazi se janë më të preferuarat e saj. Kjo fushatë e ka sjellë me një stil paksa ndryshe, pasi jo vetëm që ka hequr takat, por ka veshur dhe atlete.