Ishte ora 02:30 kur 32-vjeçarja shqiptare, Mariana Preducaj u vra nga burri i saj shqiptar. Ajo u qëllua me një goditje të vetme në fyt me një thikë 12 cm të gjatë.
Ngjarja ka për autor Gjin Preducajn, 42 vjeç i cili bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët jetonte në Vareze.
Pak pas vrasjes, Gjini ka shkuar në dhomën e ndenjes dhe i ka telefonuar motrës së tij duke i rrëfyer ngjarjen: Mbaroi gjithçka”.
Ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga policia, 42-vjeçari ka pranuar krimin duke thënë: “E vrava unë”, raporton “La Repubblica“.
Por karabinierët nuk dinë ende motivin që çoi shqiptarin drejt këtij akti barbar, pasi ai nuk ka pranuar të japë arsyeje. Karabinierët bëjnë të ditur se 32-vjeçarja është qëlluar me thikë ndërsa flinte.
Në momentin e ngjarjes në shtëpi ndodheshin dhe dy fëmijët. Djali 3 vjeç po flinte në një krevat me nënën e tij nuk ka ndjerë asgjë, ndërsa vajza 11 vjeçe ndodhej në një dhomë tjetër ka parë nënën e saj të vrarë. Panorama citon edhe “Corriere della Sera”, sipas sw cilës 42-vjeçari që punonte si murator kohët e fundit kishte humbur vendin e punës.
Ndërkohë fqinjët i përshkruajnë ata si familje e lumtur dhe nuk kishin parë kurrë duke debatuar. Tashmë gjykata pritet të vendosë se kujt do t’ia lërë në ngarkim dy fëmijët e mitur.