Tina Turner festoi një nga arritjet e saj të shumta në foton e fundit që ndau para vdekjes së saj.
Këngëtarja e “Proud Mary” dukej komode në shtëpi me pantallona të zeza dhe një pulovër të njëjtë, ndërsa ishte pa grim në foton që postoi në Twitter në mars 2021.
Turner buzëqeshi dhe ngriti grushtet përpara një ekrani të madh televiziv duke luajtur “Tina”, dokumentari i HBO për jetën e saj.
“Jam shumë e emocionuar të ndaj këtë film me ju – duke parë skenat e koncertit më bënë të rijetoj disa nga momentet më krenare të jetës sime”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos.
“Më duhej thjesht të këndoja së bashku dhe të kërceja nëpër dhomën time të ndenjjes”, ka shkruar ajo tutje në postim.
Në film, mbretëresha e ‘Rock ‘n’ Roll’-it u kthye në karrierën e saj gjashtë dekadash, duke u thënë fansave: “Disa njerëz thonë se jeta që kam jetuar dhe performancat që kam dhënë, vlerësimi … Unë duhet të jem krenare për këtë. Dhe unë jam”.
Turner vdiq të mërkurën në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër, pasi luftoi me një sëmundje të gjatë. Ajo ishte 83-vjeçare.
“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Tina Turner”, thuhet në një deklaratë në Instagramin e saj zyrtar.
“Me muzikën e saj dhe pasionin e saj të pakufishëm për jetën, ajo magjepsi miliona fansa në mbarë botën dhe frymëzoi yjet e së nesërmes”, u tha tutje në postim.
“Sot i themi lamtumirë një shoqeje të dashur që na lë të gjithëve punën e saj më të madhe: muzikën e saj. Gjithë dhembshuria jonë e përzemërt shkon për familjen e saj. Tina, do të na mungosh shumë”, përfundon deklarata.
Homazhet për interpretuesin legjendar vërshuan nga të famshëm duke përfshirë Magic Johnson, Cher, Beyonce dhe shumë të tjerë.
Turner nuk do të kujtohet vetëm për talentin e saj muzikor, por ajo la gjurmë edhe në botën e modës.
Ajo ka lënë pas burrin e saj, Erwin Bach, dhe dy nga katër fëmijët e saj.