Majk Menja dhe Strahinja Pavloviç u detyruan të largoheshin nga fusha para kohe në ndeshjen ndaj Bolonjës. 

Këtë mëngjes, dy lojtarët e Milanit iu nënshtruan testeve mjekësore, të cilat përjashtuan çdo dëmtim muskulor. Si Menja ashtu edhe Pavloviç do të vlerësohen ditë pas dite bazuar në progresin e tyre klinik.

Pavloviç ishte detyruar të largohej në pushimin e pjesës së parë, i zëvendësuar nga De Uinter, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte radha e Menja për të ngritur flamurin, me Terraçianon që hyri si zëvendësues. Diagnostikimi fillestar zbuloi një tërheqje muskulore në pulpën e djathtë të portierit francez dhe një tërheqje muskulore në pulpën e majtë të mbrojtësit serb.