Pas 6 vitesh lidhjeje dhe 4 vitesh martesë, familja e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit po zgjerohet. Ata do të bëhen prindër për herë të parë. Në fakt asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar diçka të tillë dhe Marina ka arritur ta fshehë shumë mirë shtatzëninë, por ishin detajet e ndryshme ato që e zbuluan. Mungesa në muajin e fundit në “Klanifornia”, postimet e pakta në rrjetet sociale, publikimi i fotove ku fsheh barkun dhe qershia mbi tortë deklarata e mikut të moderatores, gazetarit Eraldo Rexho, i cili konfirmoi dashur-padashur zërat.

E kur ata ende nuk e kanë ndarë vetë lajmin me ndjekësit e tyre, shumëçka nuk dihet rreth pritjes së ëmbël. Megjithatë, “Prive” ka shuar sot kuriozitetin rreth gjinisë së fëmijës duke zbuluar se Marina dhe Ghetto Geasy do bëhen me një vajzë. Po e njëjta media raporton se bukuroshja bjonde është në muajin e 4 të shtatzënisë.