Policia e Durrësit ka zbuluar autorin e disa vjedhjeve që kanë ndodhur në qytet. Bëhet fjalë për një shtetas të mitur, i cili për shkak të moshës ka përfituar dhe do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Ai është shtetasi M.P.  14 vjeç, banues në Shënvlash. Në të tria rastet që kanë zbuluar specialistët për Krimet, ai ka vjedhur sasi lekësh, në dy lokale dhe një parukeri.

Në sajë të veprimeve hetimore të specializuara është dokumentuar se 14-vjeçari ka kryer këto vjedhje si më poshtë:

1.Më datë 10.01.2017, në lagjen nr. 17/1 ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetases E.Ç. ku ka marrë një sasi lekësh.

2. Më datë 01.02.2017, në lagjen nr.17/1 ka vjedhur një sasi lekësh në biznesin (parukeri) të shtetases V.R.

3.Më datë 17.02.2017, në lagjen nr.18  ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetases E.K. ku ka marrë një sasi lekësh.