Australi, 14 shtator 2014 – Nëse është i vërtetë, do të jetë pa dyshim lajmi gossip i vitit. Sipas mediave australiane legjenda e notit vendas Ian Thorpe është lidhur me këngëtarin portorikan Ricky Martin. Për momentin, nuk ka asnjë zyrtare madje nuk ekziston asnjë foto ku të dy protagonsitët të jenë së bashku, megjithatë në Australi sigurojnë se gjithçka do të bëhet e ditur nëpërmjet një interviste në një revistë të njohur, që do t’i paguajë çiftit të vetëdeklaruar homoseksual gjysmë milionë dollarë për ekskluzivitetin e lajmit.

Më muajin Korrik të këtij viti, Thorpe, 32 vjeç, e pranoi hapur homoseksualitetin e tij në një intervistë për një television Australian. Tashmë kampioni i stilit të lirë, që ka thyer 22 rekorde, thuhet se ka gjetur edhe njeriun e duhur për t’i qëndruar pranë. Dhe nuk bëhet fjalë për një njeri të zakonshëm, por për Ricky Martin, babain e dy fëmijëve binjakë. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/