Ylli i muzikës, Taylor Swift është në një lidhje të re.

Dhe duket se Swift ka një dobësi për djemtë britanikë, sepse edhe i dashuri i saj i ri është nga Britania e Madhe dhe nisur nga ngjashmëria, mund të ngatërrohej fare mirë për vëllanë e saj binjak. Bëhet fjalë për aktorin Joe Alwin, të filmit “The Sense of an Ending”, me të cilin 27-vjeçarja është pikasur duke lëvizur në fshehtësi rrugëve të Londrës, në tentativë për ta mbajtur lidhjen të fshehtë.

Sipas burimeve pranë tyre, Taylor dhe 26-vjeçari janë lidhur prej disa muajsh dhe gjërat janë mjaft serioze, por këngëtarja nuk do të dalë publikisht pasi e ka përjetuar shumë keq reagimin e  publikut për lidhjen e saj të mëparshme me Tom Hiddleston.