Euro-tifozja mahnitëse shqiptare, Irid Oxa, e cila bashkë me shoqen e saj Rike Roci u bënë mjaft të famshme falë pjesëmarrjes dhe pamjes së tyre mbresëlënëse në ndeshjet e Shqipërisë që u luajtën në Francë, prej disa muajsh është në një marrëdhënie me mesfushorin ganez të Torinos, Afryie Acquah.

E lindur në qytetin e Fierit, vajza e talentuar, e cila është muzikante dhe balerinë jeton në Itali prej thuajse gati tre vitesh. Ajo ka treguar edhe më herët se ishte një tifoze e flaktë e Torinos, pasi merrte pjesë rregullisht në ndeshjet që luante ky ekip, por vetëm tani mund të kuptojmë arsyen e vërtetë dhe lidhjen e saj të ngushtë me Torinon.