1nëntor 2015 – Kur flitet për Olta Gixharin, gjithnjë ka kuriozitet nëse ka ndonjë fatlum në krah të saj. Por aktorja 30-vjeçare ka vite tashmë që e mohon se është në ndonjë lidhje, por duket se e vërteta është ndryshe. Ajo ka në krah një djalë rreth 5 vite më të vogël se vetja, ndërsa është përpjekur që ta mbajë romancën sa më larg publikut, shkruan Panorama.
Por mundin ia ka çuar dëm vetë partneri i saj, i cili ka publikuar një fotografi së bashku, në “Instagram”- in e tij personal. Ai quhet Xhek Nasufi, ka studiuar për Ekonomi-Financë në një universitet privat, por nuk dihet se çfarë pune bën. Çfarë bie në sy është fakti se ai është një djalë i pasur dhe që bën jetë luksoze dhe plot udhëtime.
Të paktën kështu të lënë të kuptosh fotografitë e postuara prej tij, ose makina që disponon ai, një “BMW” mjaft e shtrenjtë.
Është e njëjta makinë, nga brendia e së cilës Olta Gixhari ka publikuar mjaft fotografi provokuese gjatë verës. Nga tapiceria e makinës, por edhe nga vendet e njëjta ku janë realizuar fotot, duket se çifti ka kaluar pushimet së bashku.
Referuar këtyre detajeve, rezulton se Olta dhe Xhek kanë më së paku 6 muaj lidhje, por nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë lidhur shumë më herët, por aktorja 30-vjeçare ka arritur që ta mbajë sekret.
/portali DurresLajm/