Operacioni “Ulisse” (lloji i mikrobusit të përdorur për të kryer krime) i policisë së Cuneo ka shkatërruar një grup shqiptar grabitësish, të cilët kishin si fokus vjedhjet, sidomos gjatë natës, të dyqaneve, lokaleve të basteve dhe makinave të fatit në krahinat e Cuneo dhe Torinos.
Tetë persona janë lënë në burg ndërsa një në arrest shtëpiak me akuza të ndryshme me njëri-tjetrin.
Mbi bandën e shqiptarëve rëndojnë akuza për 40 raste vjedhjesh me thyerje, dy grabitje dhe krime të tjera të kryera në periudhën mes dhjetorit të vitit 2014 dhe prillit të vitit 2016. Grabitjet kanë shkaktuar një dëm rreth 200 mije euro.


