Daniele Bedini 32-vjeç po hetohet nga policia italiane si i dyshuar për vrasjen e shqiptares që punonte si prostitutë në Itali Nevila Pjetri.

Sipas mediave italiane gruaja shqiptare është vrarë me dy plumba, një në ballë dhe një tjetër pas veshit të majtë.

Ndërkohë pak më shumë se 24 orë pas vrasjes së shqiptares, është vrarë një tranvestit 43-vjeçar i identifikuar si Carlo Bertolotti. Trupi i tij u gjet në Sarzanë, një zonë bujqësore që përshkohet nga disa përrenj të vegjël, jo shumë larg vendit ku u gjet trupi i Nevilës.

Zona ku u gjet trupi i 43-vjeçarit frekuentohej nga tranvestitë që prostituojnë në rrugë.