Zbulohet identiteti i një prej të vrarëve në Fushë-Krujë. Personi i vrarë jashtë makinës është shtetasi Diklen Vata, 30 vjeç, banor i Fushë-Kuqes, Kurbin.
Makina e viktimave lëvizte në Drejtim të Mamurrasit apo Kurbinit dhe makina e autorëve ka lëvizur paralel me ta për disa metra, duke qëlluar me breshëri automatiku. Më pas janë larguar, por sapo pasagjeri që ndodhej në makinën shënjestër ka dalë nga mjeti, ata janë kthyer pas dhe e kanë ekzekutuar.
Automjeti i viktimave për shkak të temperaturave të larta, si dhe breshërisë së të shtënave, është përfshirë nga flakët dhe vijon ende të digjet.
Policia ka ngritur disa postblloqe dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj masakre.





