Personat te cilët u ekzekutuan dhe plagosen me armë zjarri në Elbasan janë identifikuar si Ardian Çollaku rreth 50 vjeç (i plagosur) dhe Lulzim Bitri (viktima).
Mësohet se Çollaku është babai i dy fëmijëve dhe një person me precedent të mëparshëm penal.
Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të pasdites së të hënës, në fshatin Balldren në një lokal pranë një karburanti.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion për autorët, të cilët pas krimit janë larguar me makine. Pak minuta pas atentatit ndaj Çollakut dhe Bitrit në hyrje të qytetit të Elbasanit, autorët kanë djegur automjetin disa kilometra më tej.
Policia është njoftuar për një automjet që po digjet në fshatin Balldre.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit.
Policia ende nuk ka një pistë për ngjarjen, ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet e para në komisarit të personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.





