I moshuari Andrea Haxhiaj është viktima e parë nga zjarret në vendin tonë. Ai humbi jetën teksa luftonte për shuarjen e flakëve.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Asim Zeneli.

Gruaja e tij raportohet se është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që e gjithë zona e Lunxhërisë në Gjirokastër është përfshirë nga flakët ditën e sotme, ku situata më e rëndë është në fshatin Arshi Lengo, ku po përgatitet operacion evakuimi, pasi flakët rrezikojnë banesat.