Bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar në fshatin Lazarat të Gjirokastrës gjatë një aksioni të policisë.
Në oborrin e një shtëpie u gjetën të kultivuara dhe në proces tharje disa bimë kanabisi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në pranga ra 34-vjeçari A.S. nga Lazarati, pronar i banesës ku u gjetën bimët narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.





