Vetëm ditën e djeshme u prezantua për të gjithë publikun si i fejuari i vajzës së Eli Farës, Marina Farës. Mirëpo Edi Ismaili nuk është një figurë e panjohur. Dje u zbulua se ai është biznesmen i njohur në fushën e showbizzit si dhe mik i ngushtë i Edi Ramës.

Por jo vetëm kaq. Sot kanë dalë në dritë detaje të tjera në lidhje me të shkuarën e tij. Edi Ismaili kohë më parë ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë me Rozana Radin, me të cilën janë ndarë për arsye ende të pazbuluara.

Një detaj tjetër interesant nga jeta e tij është dasma superluksoze në Bllok, e cila i ka kushtuar jo pak, por 300 mijë dhe që fatkeqësisht me vajzën në fjalë është ndarë vetëm një ditë më pas.

Gjithsesi duke lënë pas ta shkuarën e tij, Edi para disa ditësh i ka dhënë unazën prej diamanti Marinës, duke e propozuar këtë të fundit si gruan e jetës.