Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Kohët e fundit suksesi i saj po shtrihet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për këngëtaren nga Shkodra, Arilena Ara.
Burime për Gazeta Express bëjnë me dije se Arilena do të paraqitet si konkurrente në Festivalin e Këngës në RTSH.
Për këtë material muzikor Arilena është duke punuar me kompozitorin e njohur Darko Dimitrov dhe këngëtarin Lindon, duke i besuar në këtë mënyrë bashkëpunëtorëve të njëjtë të këngës së njohur "Nëntori".
Mesa duket sapo e kemi emrin e një pretendenteje për të përfaqësuar vendin tonë në Eurovizion.





