Sherif Kallaku mbetet në Abissnet Superiore dhe rikthehet aty ku e nisi në elitën e futbollit shqiptar, te Laçi.

Mesfushori u largua nga Teuta dhe Lokomotiva Zagreb, që e kishte blerë për 150 mijë euro, do e lërë në huazim deri në fund të sezonit te kurbinasit.Kallaku ka luajtur me fanellën e Laçit në sezonin 2017/18.

Asokohe u aktivizua në 27 ndeshje, 11 si titullar dhe ai sezon i shërbeu që të shkëlqente më pas me Teutën.