AUSTRALI, 20 shkurt 2013– Shkencëtarët e Universitetit kombëtar të Australisë gjetën në periferitë e qytetit Melbourne një krater meteoriti me rreze rreth 200 km.

Siç vë në dukje njëri nga studiuesit, Andreë Glikson, "ky është krateri i treti për nga madhësia, krahasuar me kraterët e tjerë të gjetur më parë në Tokë".

Sipas tij, "ky krater është formuar nga rënia e një asteroidi me përmasa të paktën 10 kilometra".

Andreë Glikson supozon, se si rezultat i rënies së këtij trupi qiellor rreth 300 milionë vjet më parë, "reja e pluhurit dhe e avullit e ngritur prej tij, ka shumë mundësi, të ketë mbuluar tërë planetin".