ÇIKAGO– “El Chapo” do të thotë shkurtabiq në zhargonin meksikan.
Por megjithatë, kjo nuk e pengonte aspak z Guzman që të mbante titullin e kriminelit dhe kryemafiozit më të rrezikshëm horr në Çikago.
Zyrtarisht u shpall si personi nr 1 publik më i rrezikshëm për qytetin e Çikagos, meksikani Joaquin Guzman, tregtari më i madh i drogës, armëve dhe ia akuzuar për një numër të madh vrasjesh, i njohur n ndryshe dhe si “El Chapo”.
Kështu, Joaquim Guzman merr titullin shumë të “madh”, titull i cili nuk i është akorduar asnjë krimineli tjetër që nga viti 1930, kur Al Kapone mbizotëronte në qytet periudhën e ndalimit.
“El Chapo”, ose shkurtabiqi, siç ishte dhe nofka e tij në ciklet mafioze, drejtonte kartelin më të madh të drogës të “Sinaloa” dhe akuzohet se “përdorte qytetin Çikagos si vendin më të përshtatshëm për të tregtuar sasi shumë të mëdha droge, armësh dhe një sërë krimesh të tjera, si dhe shtrihej dhe në shtetet e mesme”, nënvizon komisioni i departamentit të luftës së krimit të organizuar në Çikago.
Sipas komisionit të departamentit të luftës ndaj krimit të organizuar në Çikago, që është krijuar në 1919-ën, Joaquim Guzman kalonte të paktën 1500 – 2000 kg heroinë në muaj nëpërmjet Çikagos dhe akuzohet se “merrte pjesë në rrjetin më të madh të trafikimit të drogës, sëbashku me 35 të akuzuar të tjerë”.
Ishte po i njëjti komision i cili i kishte dhënë “titullin” Al Kapones, por që prej asaj kohe nuk ishte shfaqur ndonjë “figurë” i dimensioneve dhe përmasave të tilla që mund të meritonte këtë titull, madje komisioni pohon se Guzman është fajtor edhe për një sërë krimesh edhe më të rënda se ato të kryera nga Al Kapone.