Kurioziteti ka qenë i madh se ku do e shohim Arbana Osmanin që pasi ajo nuk pranoi të moderonte Big Brother VIP Albania këtë sezon.
Por mesa duket Arbana nuk heq dorë nga formati i famshëm.
Lart e poshtë po thuhet se Arbana do të marrë përsipër moderimin e Big Brother VIP Kosova sezonin e ardhshëm.
Së fundmi, Robert Berisha i ka shtuar dyshimet me deklaratën e tij duke thënë se e ka parë Arbanën në korridoret e Klan Kosovës.
Mbetet për tu parë se a është e vërtetë ajo që thotë Roberti e s’na ngelet gjë tjetër vetëm të presim!