Në një kohë kur ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka thyer heshtjen. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ai bëri me dije se ndodhej në Budapest të Hungarisë, ku ka kërkuar azil politik.

Gjatë këtyre ditëve kam marrë kërcënime për jetën. Tashmë jam në Budapest, ku i kam kërkuar autoriteteve hungareze azil politik. Do të ngelem gjithmonë besnik ndaj çështjeve të Maqedonisë. Nuk do të heq kurrë dorë!”, shkruan Gruevski.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se përgjegjësinë duhet ta merrte Gjykata, për shkak se nuk caktoi masën e paraburgimit.

Majin e këtij viti, Gjykata Themelore në Shkup e shpalli ish-kryeministrin fajtor për rastin “Tanku” dhe e dënoi me 2 vite burg.

Gruevski e apeloi vendimin që e ndëshkonte për shpërdorim detyre, me blerjen e një Mercedesi superluksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, gjatë kohës që kishte në duar frerët e ekzekutivit.