10 qershor 2015 – Një kufomë e seksit mashkull është nxjerrë sot nga ujërat e Liqenit Artificial në kryeqytet.

Dyshohet se viktima i moshës 35-40 vjeç, është mbytur para 3 ditësh, por është zbuluar vetëm ditën e sotme.

Policia thotë se viktima nuk kishte asnjë mjet identifikimi me vete. Por disa detaje që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij janë flokët e gjata të viktimës të lidhura bisht, ishte i veshur me pantallona të shkurtra të zeza, bluze të zezë dhe atlete sportive.

 

Ndërkohë ka nisur puna dhe hetimi nga policia e kryeqytetit për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/