Sezoni i tetë dhe i fundit i serialit 'Game of Thrones' është padyshim sezoni më i pritur i ndonjë seriali gjatë të gjitha kohëve.
Janë bërë shumë spekulime se sezoni i tetë i serialit 'Game of Thrones' mund të shtyhet akoma më shumë.
Por, HBO – televizioni që shfaq këtë seri sapo ka zbuluar një lajm shumë të mirë për fansat.
Me një video të disa prej skenave më të mira të serialit, HBO lajmëron se sezoni i tetë i 'Game of Thrones' do të fillojë të shfaqet në muajin prill të vitit 2019.
Ky sezon do të ketë më pak episode, por thuhet se një episod mund të zgjasë më shumë se një orë.





