Komandohet kryetarja e Njësisë Administrative nr.6 në Bashkinë Durrës.
Mësohet se në krye të komunës së kësaj zonë është komanduar Pranvera Gagani, shefe e zyrës së Projektim-Zhvillimit në bashki.
Gagani ka punuar muajt e fundit edhe pranë zyrës së Rindërtimit ku ka ndjekur nga afër ecurinë e këtij procesi.
Ajo zëvendëson ish-kryetarin Serjan Mazrreku, i cili pak ditë më parë dha dorëheqjen dhe braktisi Partinë Socialiste për t’u bashkuar më Partinë Demokratike.





