Ardhja e izraelitit Yoram Frig në Shqipëri ka ngritur shumë dyshime për autoritetet shqiptare, të cilat e ndaluan në aeroportin e Rinasit. Shkak u bë pajisja e dyshimtë, që ai mbante me vete (ne foton poshte).

Mësohet se Frig tha për autoritetet se ishte i punësuar nga një biznesmen shqiptar dhe se me pajisjen që zbulon çimkat, ka kontrolluar zyrën dhe makinën e biznesmenit

“Panorama” mëson se ai eshte Tom Doshi. Ish-deputeti i PS-së ka qenë personi i fundit që i ka paguar vetëm 2 mijë euro për sherbimet e tij shtetasit izraelit.

Këtë fakt e ka pranuar vetë Frig në Prokurori. Ai ka thënë se Tom Doshi kishte bindjen se përgjohej nga persona të tjerë.