Ish-deputeti, të cilit iu pezullua patenta për tejkalim shpejtësie, është demokrati Astrit Bushati.
Policia e Shtetit publikoi sot një video, ku uniformat blu i pezullonin lejen e drejtimit një ish-deputeti, identitetin e të cilit nuk e publikuan.
Por më pas, u mësua se bëhet fjalë pikërisht për ish-deputetin e Shkodrës, Astrit Bushati.





