Pas publikimit të disa fotove të dyshimta në profilin zyrtar në Instagram të moderatores Albana Osmani, ajo njoftoi se disa hakera nga Afrika i kishin vjedhur llogarinë.

Ajo ëshët mjaft aktive në rrjetet sociale, por kur fotoja e një djali që mbante në dorë hashash u shpërnda në profilin e saj gjërat morën të tatëpjetën. Siç duket fotoja është e djalit që i ka hakeruar llogarinë moderatores. Albana ka njoftuar në profilin e fondacionit të saj hakerimin e llogarisë në Instagram.

“Të dashur miq, sot më vodhën Instagram-in. Me sa kam identifikuar deri tani është vjedhur nga hakera në Afrikë. Po përpiqem ta kthej. Nëse s’ia dal do t’ju njoftoj përsëri”,- ka shkruar ajo.