Policia ka zbuluar atë që ata besojnë se është fabrika më e madhe e kanabisit e zbuluar ndonjëherë në Staffordshire.
Gjashtë persona u arrestuan kur policia të martën në Tre Angels Farm, në Ivetsey Road në Wheaton Aston, shkruajnë mediat vendase.
Atyre iu sekuestrua rreth 3,100 bimë të kanabisit të cilat i kishin të mbjella në një magazinë të krijuar në formë sere.
Tre persona janë arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të tjerë pas një kërkimi të policisë në zonë. Personat në fjalë, mosha e të cilëve varion nga 17 në 44 vjeç, janë vendas dhe shtetas shqiptarë. Ata janë dërguar në qelinë e komisariatit më të afërt të policisë.
Inspektori Richard Meaden, drejtues i komisariatit në jug të Stefordshajërit, deklaroi se hetimi është ende në fazat e hershme. “Megjithatë mund të konfirmojmë se 3.100 bimë kanabis janë sekuestruar, të cilat do të sillnin fitime deri në 1.5 milion paund”, tha Meaden.
Oficeri i lartë konfirmoi se bëhet fjalë për laboratorin më të madh e më të sofistikuar të kanabisit të gjetur ndonjëherë dhe shprehu kënaqësinë e tij që kjo sasi lënde narkotike po hiqej nga rrugët.





