Tre shtetas shqiptar dhe dy grekë janë vënë në prangat e policisë greke gjatë një operacioni ku janë sekuestruar 23 kg heroinë.
Operacioni u krye në Aspropirgo të Athinës e në pranga ranë dy meshkuj shqiptar, 27 dhe 45-vjeç dhë një femër shqiptare, 39-vjeçare, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije. Shtetasit grek janë të moshës 19 dhe 41-vjeç.
Gjatë operacionit, policia greke sekuestroi 23 kg heroinë, 38.8 gram marijuanë, 16.5 kg përzierës, 1 karabnë si dhe 520 euro.
Droga magazinohej në Athinë dhe shitej në Selanik, Patra dhe Larisa. Vendi ku magazinohej droga përdorej si laborator i mirëfilltë. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtori i sigurimit publik të Atikës, gjenral major Christos Papazafeiris.





