Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta, i cili prej vitesh tashmë ka ndërtuar një karrierë muzikore në Itali ka zbuluar edhe fakte të jetës së tij personale.

Në një intervistë për revistën italiane “Chi” se ndihet më e dashuruar se kurrë. E dashura e tij është spikere radiofonike, italiane dhe quhet Silvia Notargiacomo, ndërkohë së bashku kanë një lidhje të gjatë prej më shumë se 7  vitesh. 

“Dashuria në jetën time ka një rol kryesor. Është pak si dielli, kur nuk është aty nuk do të thotë që nuk ekziston, vetëm nuk ndodhet për momentin. Ja kështu! Doni të dini si është zemra ime? Është e ushqyer mirë”,-është shprehur Meta. Këtë vit ai ka shkëlqyer në Festivalin e Sanremos duke u renditur në vend të tretë me këngën “Vietato morire”.