"Gazeta Shqiptare" ka zbuluar lidhjen e re të modeles Aurela Hoxha e cila prej dy vitesh bashkëjeton me të dashurin e saj në Spanjë.
Pas divorcit nga bashkëshorti me të cilin kishte 10 vite martesë, nuk dihej asgjë për jetën private të Aurelës, mirëpo tani mësohet se ajo është në një marrëdhënie me një biznesmen që quhet Alban dhe është nga Miloti.
Ai prej vitesh jeton në Spanjë, ku ka edhe një biznes të tijin në fushën e hotelerisë. Përflitet se dyshja është njohur nga miq të përbashkët gjatë pushimeve të Aurelës në Barcelonë, ku ajo aktualisht po punon për zgjerimin e mëtejshëm të një linje veshjesh të brendshme që mbajnë emrin e saj.
Mandej, burime për “Gazeta Shqiptare”, kanë pohuar se lidhja e tyre është serioze pasi të dy kanë prezantuar njëri-tjetrin me familjarët respektivë.





