Toros i “Big Brother 4”, djali nga Durrësi që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pse kanë kaluar vite nga dalja e atij “reality show”.

Ai tani është duke shijuar “love story ” me një vajzë shumë të bukur dhe seksi nga India, që quhet Letizia dhe që shqiptari e quan “Tigër indian”. Toros shihet në qytetin e Venecias në prani të saj, që shumë e kanë cilësuar si sozinë e këngëtares së famshme, Rihanna, për ngjashmërinë e madhe që kanë në pamje e fizik.

Veç të tjerash, Toros e konsideron “dashuri e gjallë”, ndjesinë që po përjeton me 22-vjeçaren më ngjyrë, e cila është stiliste me profesion. Ajo ka plane që të shpërthejë në botën e artit botëror, ndërkohë që nuk dihet si do të vazhdojë me tej historia me Toros, me të cilin u njoh në Festivalin e Venecias.

Toros edhe pse kaq vite pas përfundimit të “Big Brother 4” është mjaft aktiv në aktivitete kulturore që organizohen në Shqipëri e botë. Ai merr pjesë rregullisht në evente të ndryshme, siç është Festivali i Filmit në Venecia, me statusin e personit të njohur publik. Ky stil jetese e ka bërë të jetë gjithmonë pranë femrave të famshme e të bukura. /Story