Tiranë, 13 shtator 2014 – Prej kohësh flitej për një lidhje dashurie mes të dyve.
Por, “Panorama” shkruan se tashmë dy deputetët e PS-së, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi kanë dalë hapur.
Lidhja e tyre dihej nga kolegët e tyre, por dy deputetët socialistë duket se tashmë kanë vendosur të dalin hapur.
Ata janë fotografuar së bashku në dasmën e Erion Veliajt, të ulur më vete në të njëjtën tavolinë.
Dy deputetët socialist kanë statusin e beqarit dhe nuk është çudi që edhe ata të ndjekin rrugën e ministrit Veliaj, në dasmën e të cilit ishin të pranishëm si çift.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





